TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret për të marrë në pyetje tre zyrtarë të Partisë Demokratike në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj.

Në thirrjen e Prokurorisë kërkohet të paraqiten Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, tre demokratët që kanë bërë edhe denoncimet për këtë çështje, duke nisur me dënimin në Itali të Agron Xhafaj, më pas me akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndryshuar kodin penal për të mbrojtur vëllain e tij e deri tek publikimi i audio përgjimit.

Prokuroria i thërret të hënën në orën 10:00 tre zyrtarët meqenëse nuk janë paraqitur dje. Tre përfaqësuesit e PD nuk pranuan të shkonin dje për shkak të seancës parlamentare. Shkresa e Prokurorisë për 3 zyrtarët ka mbërritur në PD dhe mësohet se ata do pyeten nga prokurorët P.Kulluri dhe G.Osmanaj.

(m.k/BalkanWeb)