Arben Imami një ndër kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës është përplasur dhe ka hedhur akuza mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Syri.net ka mundur që të sigurojë edhe audion ku Imami akuzon Bashën. Gjithashtu edhe Basha i është përgjigjur Imamit.

Arben Imami: Unë kam ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet tuaja publike dhe ajo që nuk kam kuptuar është se përse thoni pas zgjedhjeve dhe pas asaj humbjeje katastrofale që do të bashkoni PD-në? Përse nuk e bëtë ju këtë bashkim 6 muaj përpara se PD të hynte në zgjedhje dhe të merrte atë humbje?

Por jo. Ju morët tjetër vendim, madje e morët personalisht si askush tjetër më parë. E morët i vetëm. Tani do të ndërmerret një proces analize. Për çfarë do të shërbejë kjo analizë? Analizën e këtyre zgjedhjeve juve jua kanë bërë të gjithë.

Duke nisur nga njerëzit më të thjeshtë, militantët, deputetët dhe së fundmi jua bëri edhe vetë Berisha. Nuk besoj se edhe ju vetë nuk e kuptuat atë që Berisha tha në lidhje me zgjedhjet e fundit. E vërteta është që unë jam treguar më luajal se me Berishën në marrëdhënien me ty.

Ndaj edhe po ta them hapur që analiza nuk të shpëton nga përgjegjësitë që ke për atë që i ke bërë kësaj partie. Ke pasur shumë mundësi në krye të kësaj partie. Ndoshta më shumë se të gjithë. Ndaj në gjykimin tim, prova jote finale janë zgjedhjet e vitit 2019. Nëse i humb edhe ato, nuk duhet të presësh gjykimin tonë, por të largohesh vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: