TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas daljes publike të këtij të fundit, ndërsa pohoi se Rama nuk po mbron atë por vëllain e tij. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha shkruan se Rama dhe Xhafaj u betuan sot për kokën e Agron Xhafajt, që të shpëtonin veten.

Mes ironisë ish-lideri i PD-së thekson se “pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozitës”

Kujtojmë se sot Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane, pasi është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

REAGIMI I BERISHËS
O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!
Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.
Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.
Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: