TIRANE- Reagime të mëdha pas publikimit nga PD të një autopërgjimi ku pretendohet se është regjistruar vëllai i minisrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ku thuhet se flet me trafikantë droge, iu është bashkuar edhe gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ deklaroi, bazuar tek burime pranë prokurorisë se shumë shpejt do të nisin verifikimet për vëllain e Xhafajt. Ndërkohë ajo theksoi se nëse ky audio-përgjim është i vërtetë, moralisht Xhafaj është i rënë.

Lala tha se do të jetë Prokuroria e Përgjithshme ajo që do të caktojë se kujt prokurorie do ia ngarkojë këtë hetim.

“S’dihet nëse është bërë me vendim gjykate, nëse do kishim përgjim me vendim gjykate do duhet rë kishim dhe hetim penal ndaj Agron Xhafajt, për të parë rolin e tij, s’dimë nëse vjen nga SHISH, PD ka lënë shumë pikëpyetje të hapura. Ka thashetheme që është i 3 muajve të fundit, duhet të jemi të kujdesshëm, do duhet që prokuroria të cel hetim penal për të gjetur origjinën e këtij përgjimi dhe më pas rolin e secilit. Mua nga Prokurorja me kane lene te kuptoj dhe me kane thene se duke parë me vëmendje të gjitha zhvillimet, së shpejti do ketë veprime konkrete lidhur me këtë dhe kështu do mësohet kush është organi ligjzbatues qe ka bashkepunuar

Nëse rezulton i vërtetë kemi një përfshirje të Agron Xhafajt në veprimtari kriminale.
Fatmir Xhafaj moralisht është i rënë, juridikisht mbetet për t’u parë. Agron Xhafaj mund të jetë përgjuar nga vetë grupet kriminale që bëjnë përgjime shantazhuese, por jemi në terrenin e dyshimeve”, tha ajo.

Ndersa lidhur me emrin “Ermali” ne videopergjime Lala tha: “Ka pasur në Lezhë në fakt shefa policie me emrin Ermali, por nga cfarë kam verifikuar personi qe permendet me një nofkë aty konfimoj që bëhet fjalë për lokalin e një biznesmeni të njohur në lzonen e Lungomares ku është bërë dhe përgjimi që me rezulton pa precedentë penale, pavaresisht pasurise qe ka. Ermalin s’ka një isntitucion të më thotë kush është ky person konkret. Sa i përket Ermalit shef policie ka qenë në zonën e Lezhës në fakt, ka shërbyer edhe në Tiranë, por nuk e di nese kane sherbyer per periudha te shkurtra edhe ne Vlore”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb