TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sot në “Studio e Hapur” në News 24, tha  se opozita nuk mund të tregojë burimin e audio përgjimit, pasi nuk mund të luaj me jetën e njerëzve.

Deputeti demokrat zbuloi dhe personazhet në këtë audio, ku tha se njëri është një oficer i lartë policie.

Pasi u mësua se “Toto  qorri” ishte një person që kishte një local tek Uji i Ftohtë në Vlorë, Berisha zbulon edhe kush është Ermali, personazh i përmendur në audiopërgjim

“Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehoet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë.  Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi,” tha Berisha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: