Muzikanti i njohur australian dhe mentori i AC/DC, George Young vdiq dje pas një sëmundjeje, njoftoi familja e tij.

“Me dhimbje në zemër duhet të njoftojmë vdekjen e vëllait dhe mentorit tonë, George Young”, shkruan grupi i njohur i muzikës rock AC/DC në website e tij.

“Pa ndihmën dhe drejtimin e tij nuk do të kishte AC/DC”, thekson grupi.

”Young ishte 70 vjeç”, njoftoi rrjeti informativ ”Rundfunk ABC”. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, pas kërkesës së familjes së tij.

Young ishte vëllai i themeluesve të AC/DC, Angus dhe Malcom Young.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: