Byron Bay Railroad Company ka vënë në punë një tren me panele fotovoltaike dhe motor elektrike që përdor energjinë e pastër diellore. E-treni i hekurudhave dhe një sërë trenash tani levizin në një rrugë prej tre kilometrash në Byron Bay në Neë South Ëales, Australi.
Byron Bay Railroad Company u themelua si një korporatë jofitimprurëse dhe së bashku me disa kompani, ka modifikuar një tren të vjetër që të ketë mudnësi të lëvizë me energjinë diellore.

Modeli fillestar ishte një tren australian i pasagjerëve i mundësuar nga motorët me naftë. Një nga këta motorë u zëvendësua nga një motor elektrik dhe bateri, i dyti u mbajt për të arritur ekuilibrin më të mirë dhe fuqinë e trenit në rast emergjence.
Sipas zhvilluesve, treni mund dhe normalisht do të operohet thjesht me energjidiellore, e cila gjithashtu punon edhe në kohë të keqe.
Bateria prej 77 kËh mund të sigurojë levizjen për një ditë dhe është e ngarkuar nga panelet PV në tren.
Megjithatë, ka edhe qeliza PV në stacionet për të siguruar një furnizim më të mirë me energji diellore. Distanca e shkurtër dhe shpejtësia e ulët e bëjnë më te lehtë lëvizjen e ketyre trenave.
(BalkanWeb)