Persona të panjohur kanë sulmuar me gurë një autobus të linjës Vjenë-Prishtinë, në Krushevac të Serbisë. Raportohet se fatmirësisht nga sulmi ka pasur vetëm dëmeve materiale.
auto-busi1489931106-1_1489931590-4915246-263x350
Pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ka thënë për KTV-në se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.
auto_busi31489931110
Bici ka thënë se ata e kanë njoftuar edhe policinë në Krushevac, por u kanë thënë se për shkak se sot është fundjavë nuk mund të bëjnë asgjë për rastin. Bici ka thënë se janë të shqetësuar për këto sulme që po u ndodhin, ndërsa ka shtuar se kanë nisur një autobus nga Prishtina për t’i marrë udhëtarët.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb