LIBRAZHD- Një autobus me turistë të cilët udhëtonin drejt Maqedonisë, është aksidentuar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, te vendi i quajtur “Kthesa e Murashit”.

Si pasojë e përplasjes së autobusit me një autoveturë, kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët udhëtonin më mjetin tip “Audi”, ndërsa nuk raportohen të plagosur mes pasagjerëve të autobusit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë, ndërsa mësohet se 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: