EGJIPT- 19-vjeçarja Elly Keda nga Egjipti është bërë mekanikja e parë e automjeteve në këtë shtet. Ajo filloi të marrë zanatin e mekanikut që kur ishte 11 vjeçe, pasi babai i saj zotëronte një ofiçinë dhe ishte mekanik.

Pavarësisht fjalëve të banorëve, prindrit e 19-vjeçares e kishin respektuar dëshirën e saj për t’u bërë mekanike automjetesh dhe e kishte ndihmuar atë që nga një fillestare të bëhej një mekanike e përsosur.

Elly thotë se njerëzit mbesin të shtangur kur shohin së në makinën e tyre po punon një femër, por përfundojnë të mahnitur pas rregullimit të defekteve në makinën e tyre të cilat i fikson Egjiptiania.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: