GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku kanë humbur jetën 2 persona. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodh në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur Grapsh, mjeti tip “Ford”, me targa AA 928 MD, ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mjeti drejtohej nga shtetasi A.N., rreth 30 vjeç, banues në Plesat. Me automjet udhetonin dhe dy pasagjere G.Sh., L.M., banues në Plesat, Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shoferi i automjetit A.N. dhe pasagjeri G.Sh, ndërsa pasagjeri tjetër L.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb