Sot në panairin e 20-të të Librit pohohet me zë, nga autorë e botues, se krizes ne vend  u shtohet edhe kriza e librit. Autorë të rinj duket se nuk e kanë gjetur fort ndikimin institucional për mbështetjen e krijimive të tyre. Ndërsa nga ana tjetër shtëpitë botuese vijojne ta ndjejnë fenomenin e plagjiatures me botimet e tyre.

Ata pohojne se duhen ndjekur platforma te tjera të reja për të mbajtur gjallë leximin dhe sigurisht për të rritur edhe tirazhet. Dominimi i autoreve dhe titujve të huaj lidhet me pafuqinë që ka letersia shqipe për të konkuruar letersinë që lëvrohet në bote.

Një prej autoreve të reja është Adela Çaushllari, që librin e saj të ri e ka titulluar “Anabela”. Adela thotë se si autore e re është e vështirë hyrja në treg, por ajo çka është me rëndësi, është mbështetja dhe vlerësimi nga shkrimtarë e botues më të vjetër.

“Preç Zogaj, Demir Gjergji, redaktori Bardhyl Xhama, Petrit Ymeri, kanë qenë mbështetje e madhe për mua. Por nga ana tjetër mbështetja institucionale nuk ka qenë ajo e duhura si autore e re,” shprehet ajo.

“Anabela” e Adela Çaushllarit është një histori amerikane që tregon përpjekjet e një vajze për t’u rritur në karrierë dhe për t’u bërë pjesë e jetës mondane të kinematografisë.

“Është një libër që ka shumë mesazhe në vetvete, veçanërisht për të rinjtë që të ecin përpara me forcat e veta, pa favore në karrierën e tyre,” thotë Adela.

Autorja ka sjellë një personazh që lufton për të mos e humbur vetveten në botën e madhe të spektaklit. Ajo është e fortë, dhe do të arrijë në majë me çdo kusht, pa humbur veten e saj. Anabela nuk e shet veten e saj për të ngjitur shkallët e suksesit. Personazhi zhgënjehet nga tradhëtitë që i bëhen, por ajo bëhet më e fortë, ndonëse ka një të kaluar tragjike në jetën e saj. Kjo është arsyeja se përse Anabela është një roman që ia vlen për tu lexuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb