Në fundjavën e dytë të shfaqjes “Avengers: Infinity War” filmi vazhdon të mbizotërojë në zyrën e biletave në Amerikën e Veriut.

Walt Disney tha se filmi fitonte 112.5 milionë dollarë në fundjavë dhe u bë shuma më e madhe në histori në fundjavën e dytë pas Star Wars: Il Risveglio della forza me 149.2 milionë.

Në nivel global “Avengers: Infinity War”, ka tejkaluar 1.2 miliardë dollarë të ardhura duke u bërë filmi i parë që arriti atë shifër në vetëm 11 ditë nga dalja dhe ende nuk ka dalë në Kinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb