Turqia duket e vendosur në qëndrimin e saj për të ndëshkuar ISIS-in, duke vijuar sulmet ajrore kundër pozicioneve të militantëve islamikë në Siri.
Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se sulmet ishin pjesë e një fushate të gjerë kundër ISIS.
Avionët turq janë raportuar të kenë kryer edhe sulme kundër bazave të militantëve kurdë në Irakun verior.
Turqia arrestoi qindra mbështetësve të dyshuar të ISIS të premten dhe i ka lajmëruar gjithashtu se do të lejojnë SHBA të përdorin bazën ajrore kyçe për të sulmuar objektivate ISIS.
Veprimet e përqendruara luftarake turke ndaj ISIS vijnë menjëherë pas shpërthimit ku mbetën të vrarë 32 persona në qytetin turk Suruc këtë javë.
Një ushtar turk u vra në shkëmbimin e zjarrit në një post kufitare pranë qytetit turk Kilis të enjten.
Të premten, avionë turq F-16, nga baza në Dijarbakir, bombarduan tre objektiva në Siri, thanë zyrtarët.
Televizioni shtetëror turk tha se avionët kishin sulmuar fshatin kufitar Havar, pranë qytetin turk Kilis – dhe se nuk kishin shkelur hapësirën ajrore siriane.
Megjithatë, në një sulm të ri mbi disa objektiva, ditën e premte avionët turq hynë në hapësirën ajrore siriane, raportuan CNN-Turk dhe NTV.
Avionët kryen edhe disa sulme kundër kampeve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut, sipas raporteve të medias dhe një zëdhënësi të PKK.
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që Turqia ka sulmuar kurdët në Irakun e veriut që nga armëpushimi i arritur me PKK në vitin 2013.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb