PRISHTINE- Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë ka dal nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e të reshurave të shiut.

Lajmin e ka bërë të ditur një pasagjere për k.press. Sakaq, pasagjerët mësohet se nuk janë lejuar të dalin nga aeroplani për disa momente, deri ne normalizimin e situates.

Duke marre shkas nga kjo situate, autoritetet e Aeroportit te Prishtines kane vendosur qe te mbyllin aktivitetin, duke nderprere keshtu per disa ore fluturimet.

ISH-PRESIDENTJA JAHAGA PJESË E BORDIT TË AVIONIT QË DOLI NGA PISTA
Në avionin, i cili doli mbrëmjen e sotme nga pista, udhëtonte dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Mësohet se Jahjaga kishte qene për në një konferencë në Aman të Jordanisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: