GJERMANI – Moti i keq prej disa ditësh ka goditur disa shtetë të Evropës si Holandën, Belgjikën dhe Gjermaninë. Deri më tani janë shënuar dhjetë viktima, linja hekurudhore të paralizuara dhe avionë në tokë.

Stuhi të forta vijnë nga Deti i Veriut dhe era e forta ka ndaluar trafikun ajror për disa orë në mëngjes në aeroportin e Amsterdamit, një nga shpërndarësit kryesor të fluturimeve në Evropë.

Disa fluturime janë anuluar gjithashtu në Gjermani në aeroportet e Dyseldorfit dhe Mynihut ku aeroportet janë mbyllur. Stuhitë e fuqishme kanë goditur vendet e veriut të Evropës me erërat që arrijnë deri në 200 km/h.

Në videon e mëposhtme do të shihni uljen e frikshme të avinit të linjës Eurowings në aeroportin e Dyseldorfit. Sic raportojnë mediat e huaja era arrinte mbi 110 km/h. Piloti arrita ta kontrollojë shumë mirë situatën dhe arriti ta ulë avionin duke luftuar me erën e fuqishme.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb