TIRANE- Avokati i Mark Frrokut, Sajmir Visha, duke replikuar me Taulant Ballen qe tha se ishte i lumtur per arrestimet e deputeteve, nxorri nje fakt te panjohur deri me tani. Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se ishte i habitur me kete deklarate te Balles kur 10 dite me pare ai ishte pare duke darkuar me mikun e tij Tom Doshi.

Darka mes Doshit e Balles, referuar Vishes, ka ardhur ne kulmin e tensionit mes Doshit dhe PS -se. Nuk dihet nese takimi mes tyre eshte kryer ne dijeni te krereve te PS dhe ne kete kontekst Balla nese Balla mund te kete patur ndonje mesazh per Doshin, apo ai e ka takuar pa dijenine e drejtuesve te partise. Pas ketij fakti te bere publik nga avokati Visha, Balla e nderpreu menjehere repliken me te dhe nuk beri asnje koment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb