SHBA – Avokati personal i Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka pranuar se i ka paguar privatisht 130 mijë dollarë pornostraes, Stormy Daniels ose Stephanie Gregory Clifford, i cili është emri i saj i vërtetë.
Avokati i Trump e pranoi të vërtetën e bujshme në një deklaratë për New York Times.

cohen-1518627392

Ajo së pari tha se kishte një marrëdhënie me Trump në një intervistë të vitit 2011. Avokati më parë ka thënë se Trump “e mohon me forcë”, që kjo të ketë ndodhur.

“As organizata e Trump dhe as fushata nuk kishin lidhje me transaksionin ndaj Clifford”. Michael Cohen tha se pagesa ishte bërë në mënyrë të ligjshme, por nuk tregoi se për çfarë ishte bërë.

Pra milionat për pornostaren mbeten sërish mister edhe pse kjo e fundit thotë se pagesa është urdhëruar për t’i blerë heshtjen. Në një intervistë me revistën InTouch të vitit 2011, aktorja tha se ajo kishte një marrëdhënie seksuale me Trump në vitin 2006, pak pasi Melania Trump lindi djalin e tij Barron.

Raportet u shfaqën përsëri në janar kur Wall Street Journal raportoi se ajo ishte paguar për të nënshkruar një marrëveshje që i mbyllte gojën në prag të zgjedhjeve të vitit 2016.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb