TIRANË- Pas arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, avokati i tij italian, Francesco Paolo Sisto në një konferencë për shtyp, thotë se leximi i ligjit të Dekriminalizimit është bërë gabim nga akuza, pasi Rroshi nuk mund të dënohet për diçka për të cilën nuk e dinte para se të plotësonte formularin.

Po sipas tij, klienti i tij nuk mund të vuajë pasojat e një ligji të miratuar shumë vite pasi ai ka marrë dënimin, çeshtje kjo e shuar që para 16 vitesh.

“Për një krim të kryer më parë nuk mund të paguhen pasojat e një ligji të shkruar më vonë. Leximi i ligjit të dekriminalizimit është bërë gabim. Ne rastin e Rroshit ligji është zbaruar në mënyrë të padrejtë. Çështja e veprës në Itali është mbyllur, ky është një dënim i shuar më shumë se 16 vite më parë. Vepër e kryer nga një minoren që nuk ka dituer ende asgje, eshte një proces që është kryer pa dijeninë e tij. Paradoksi i padrejtësisë nuk ka limit. Kjo vepër eshte deklaruar e shuar tashmë 28 shkurt të vitit 2000, me shume se 16 vite më parë. Pra krim që nuk ekziston. Si mund të sjellë pasoja sit në lidhje me një subjekt të caktuar”,- u shpreh avokati.

“Në parlamentin tim unë kam votuar kundër këtij ligji, sepse shkel të drejtat civile të njeriut. Rroshi kur ka berë deklaratën nuk e dinte, faktet dolën më pas. Ligji i dekriminalizimit dhunon parimin e barazisë, dhunon efektin prapaveprues të ligjit penal”,- tha më tej avokati.

Ndërsa avokati tjetër i Rroshit, Thedhori Sollaku, shprehu keqardhjen e tij kur tha se “standarti i procedimit penal është më keq se para viteve ‘90”. Sipas tij, provat për Rroshin po kërkohen pas arrestit

“Për të bërë arrestimin janë nisur nga një vetëdeklarim në Facebook. Në dosje ka vetëm 2 informacione policore, të cilat nuk kanë vlerën e provës”,- tha ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb