Nëse jeni tipi i personit i cili menjëherë update-on versionin e fundit të iOS çdo herë që një software i ri del , prisni një moment dhe bëjini backup pajisjet tuaja para se të bëni update-imin e fundit.

Ndërkohë që kjo është një këshillë e përgjithshme , ju do të donit të ishit ekstra të sigurtë për të siguruar para se të të updatoheni në iOS 10.3. Sistemi i ri pritet të dalë në fund të këtij muaj prandaj rrini gati.

Sistemi i ri i quajtur Apple File System do të zëvëndësojë sistemin aktual HFS+ i cili ëshët përdorur për pajisjet Apple që kur është prezantuar në 1998, shkruan TechSot.

APFS e re automatikisht do të konvertojë dokumentat në iPhone-in tuaj në formatin e ri kur implementohet në update-imin e fundit, por ama ka një çështje të vogël me këtë proces , dokumentat tuaj të vjetra do të humbin përgjithmonë  pasi këto dy sisteme nuk përputhen.

Ju do të mund t’i ktheni dosjet tuaja përsëri në formatin e vjetër HFS+, por të dhënat nuk do të ruhen gjatë këtij ndryshimi. Apple nuk ka bërë asnjë koment për këtë update.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: