Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Babë e bir të dehur në QSUT, grushte dhe shkelma infermierit: Do të mbysim mor bir k**ve

QSUT-Qendra-Spitalore-Universitare-Nene-Tereza

TIRANE- Shkuan për të marrë ndihmë mjekësore, por bënë për spital infermierin. Ngjarja në fjalë u regjistrua duke u gdhirë e diela në ambientet e Urgjencës e Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, ndërsa protagonist ishin babë e bir. Burime nga QSUT-ja bënë me dije për “BalkanWeb” se të dy babë e bir, në gjendje të dehur, ishin paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ndiheshin keq.

Të njëjtat burime theksojnë se ata nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë nisur të bërtisnin dhe t’i kundërviheshin infermierit me inicialet R.K., 25 vjeç, i cili ishte i ri në detyrën e tij. Po ashtu, burime për “BalkanWeb” konfirmojnë se 45-vjeçari Bujar Çokaj, në bashkëpunim me djalin e tij, akuzohen se ka rrahur me grushte dhe me shkelma infermierin me pretendimin se ky i fundit nuk po i ofronte shërbimin e duhur mjekësor.

“Unë të mbys me këto duar mor bir k**ve”, mësohet të ketë qenë kërcënimi i 45-vjeçarit para se të ushtronte dhunë ndaj infermierit, raportojnë burimet për “BalkanWeb”. Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin punonjësit e sigurisë, të cilët më pas njoftuan Policinë. Fill pas këtij episodi u bë e mundur arrestimi i 45-vjeçarit, ndërsa djali u la i lirë. Sakaq, infermieri është marrë në pyetje për të zbuluar kështu dhe rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.