SARANDË- Një i ri nga Tepelena është kapur nga policia kufitare në Qafë-Botë me drogë. Sipas të dhënave zyrtare, policia ka ndaluar një automjet që udhëtonte drejt Greqisë pas dyshimeve se kishte drogë në të.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford” që drejtohej nga 30-vjeçari Leonsi Imeraj, lindur në Gjirokastër e banues në Hormovë, Tepelenë u gjetën 9 pako me gjithsej 9.7 kg marijuanë.

Policia i ka vënë prangat 30-vjeçarit dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.

droga Qafe-Bote (1)

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.01.2018, në dalje të RSh në PKK.Qaf Botë, në vijën e dytë shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me doganën kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjetin tip “Ford” me targa AA 608 FD, me drejtues shtetasin L.Imera.

Si rezultat i kontrollit u konstatua se në serbatorin e mjetit kishte ndërhyrje ku në brendësi të tij u gjetën 9 pako më lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë 9.7 kg.

Nga ana e Strukturave Policore u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë i shtetasit L.Imera, 29 vjeç, banues në Tepelenë, ku prej Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve u kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale për arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: