Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Bajramit të madh. Përmes një mesazhi urimi Ruçi thekson se në këtë ditë duhet të bëjmë më shumë për të varfrit dhe të sëmurët.

MESAZHI I RUÇIT
Te dashur besimtare myslimane ne Shqiperi dhe kudo ku jetoni.
Me rastin e Festes se Bajramit te Madh, ju uroj nga zemra shendet e gezime ne familjet tuaja!
Besimi ne Zot, sakrificat, perkushtimi dhe dashuria juaj u shperblefshin ne gezime per ju dhe femijet e te gjithe shqiptareve! ! Kjo eshte dita qe na kujton se duhet te bejme me shume per te varferit, te semuret, te pamundurit, te dobtit dhe te tjeret te ndryshem nga ne. Zoti na ka dhene fryme per t’i bere mire njeri-tjetrit dhe kjo Feste e Madhe ua shtofte miresine te gjitheve!
Zoti ju bekofte ju, Shqiperine dhe shqiptaret kudo ne bote!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: