Bekim Balaj dhe Edon Hasani kanë zgjedhur që pushimet e tyre dimërore t’I kalojnë në Brazil, Rio De Zhaneiro. Gjatë qëndrimit të tyre atje, në një nga plazhet e Rois, futbollistët kanë takuar legjendën braziliane Romario.

Pasi kanë luajtur volejboll me këmbë në plazh, dy futbollistëve shqiptarë nuk u ka shpëtuar rasti të bënin edhe një foto me kampionin e botës.

“Volejboll me këmbë me Romarion legjendar”, shkruan në anglisht Balaj në komentin që shoqëron foton në “Instagram”.

Romario ka qenë një nga sulmuesit më të shquar të Brazilit dhe në 1994 është shpallur kampion bote me skuadrën e “seleçaos”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb