Bekim Balaj është shndërruar në një nga futbollistët më të dashur të ekipit të Terek Groznit. Ndaj dhe për t’ju uruar “Vitin e Ri” mbështetësve të tij, ekipi nga çeçenia ka zgjedhur një foto të sulmuesit shkodran teksa po kalon pushimet në Rio të Brazilit së bashku me Edon Hasanin.
6ur6h
Golat e bomberit kanë qenë mjaft deçiziv për arritjet e Groznit këtë vit në “Premier Ligën” Ruse, duke u renditur në vendin e katërt deri në këtë fazë të sezonit.

Pas Roshit dhe Balajt, ekipit të Terek iu është bashkuar edhe ish-futbollisti i Skënderbeut, Bernard Berisha, duke çuar në tre numrin e lojtarëve shqiptar që aktivizohen në këtë skuadër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb