Kampioni i botës në Kick Box, Ismail Keta ka rrëfyer rrugëtimin e tij të vështirë në karrierën sportive.  I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”,ai tregon se nuk është mbështetur aspak nga familjarët.

“Të them të drejtën, kundërshtari kryesor është njeriu që ti ke përzemër, si familja. Ne nuk e kemi pasur sportin e boksit në kulturë dhe duke qenë të dhembshur, prindërit i kam pasur kundër. Nëna ime, edhe kur fitojmë, nuk i sheh ndeshjet, se thotë: ‘Nënë ka dhe ai!’.

Babi ka qenë vetëm dy herë në ndeshjet e mia dhe ka ardhur vetëm sepse e kishin ftuar disa njerëz me rëndësi dhe nuk donte të shfaqte këtë anë të dobët.I kam pasur gjithmonë kundra por ky kundërshtim, më ka bërë të jem më kërkues dhe më i vëmendshëm që të arrij qëllimet dhe të mos zhgënjej njeri.”- u shpreh Keta në emision.

Gjithashtu në një prej lojrave që Ermali organizoi në emisionin e tij, velina e ftoi Ismail Ketën për të bërë pompa. Por ai plot humor iu përgjigj: “Nuk i kam marrë leje gruas”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb