TIRANE- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar sot protestën e Partisë Demokratike, e cila sot është në ditën e 3-të të saj.

Me ironi Balla pohoi se opozita u mblodh në tubim për zgjedhjet, ndërsa tani kërkojnë qeveri imagjinare.

Nga ana tjetër ai rikonfirmoj se dita e zgjedhjeve do të jetë 18 qershori, ashtu siç e ka përcaktuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa tha se PS do të rikonfirmohet si forca e parë.
“I bindur se PS do rikonfirmohet si forcë e parë. Pa vetting dhe reformë në drejtësi, nuk ecën integrimi. Protestë kundër varfërisë duke hëngër pica, kjo nuk ka sens”, theksoi Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb