TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot pas seancës së Kuvendit, ku u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, se janë bërë bashkë ata që kanë qenë bashkë me shpirt dhe zemër që prej 2014-s.

“Janë bërë bashkë ata që në korrik 2016 nuk arritën ta ndalin Reformën në Drejtësi. Ky proces nuk mund të ndalohet as me bomba, as me shishe uji, apo me gjithçka që patën mundësi Monika dhe Luli”.

Balla tha se nëse opozita ka kontestim për vendimin e Kuvendit, duhet ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse ata kanë kontestim për vendimin e Kuvendit është Gjykata Kushtetuese që e ndan këtë punë, jo PD e as simotra e saj LSI”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: