TIRANE-Deputeti socialist, Taulant Balla ka folur në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ për reformën në drejtësi, vettingun dhe protestën e opozitës. Balla tha se opozita bojkotoi Kuvendin 1 javë para ligjit të vettingut, duke u shprehur se deputetët e PD janë detyruar të braktisin Kuvendin pas urdhrit të Bashës.

“Ajo që ka vendosur populli nuk mund ta rrëzojë opozita apo pakica. Ajo që më shqetëson mua është java e ardhshme parlamentare. Javën e ardhshme ngrihen dy komisione parlamentare që kanë një rol të rëndësishëm për vettingun, por nuk janë funksionale nëse PD i bojkoton. Bojkoti i opozitës nuk ka të bëjë me kërkesën për qeveri teknike, por ata nuk lejohen nga lidershipi i PD të vinë në Parlament. Opozita bojkotoi Kuvendin 1 javë para vettingut.”-tha Balla.

Ndërkohë i pyetur për zgjedhjet dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike, Balla tha se kjo nuk mund të realizohet përderisa janë 90 deputetë të cilët duhet të qeverisin edhe 4 muaj, madje sipas tij edhe 4 vite të tjera.

“Pse duhet të kemi një qeveri teknike, kur kemi 90 deputetë. Pse të mos qeverisim edhe 4 muaj apo edhe 4 vjet pse jo edhe me këtë qeverisje. Këta thonë se me këtë mazhorancë ne i kemi të humbura zgjedhjet dhe hajt të shpikim. Ne jemi të fokusuar për të implementuar gjithçka. Qytetarët shqiptarë do na besojë sërish ne. Nuk mund të përcaktojë Basha se kush qeveris Shqipërinë. Se kush e drejton Shqipërinë e caktojnë ata që kanë shumicën”- tha Balla.

Ndër të tjera Balla tha se vettingu po mbahet peng nga lidershipi i PD-së, ndërsa reformën në drejtësi e votoi pas presionit ndërkombëtar.

“LSI është në koherencë me ne për komisionet e ngritura. Sot vettingu po mbahet peng nga bojkoti i opozitës. PD e votoi reformën në drejtësi pas presionit të ndërkombëtarëve, pasi nuk e ka dashur reformën në drejtësi. Vettingu po mbahet peng nga lidershipi i PD. Pa u bërë vettingu nuk mund të ecë para reforma në drejtësi. PD të lerë quizet dhe të pyesë qytetarët nëse e duan reformën në drejtësi dhe vettingun. Lidershipi i PD është i korruptuar ashtu si gjyqtarë e prokurorë. vettingu do bëhet duan apo nuk duna këta”- u shpreh Taulant Balla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: