TIRANË- Kreu i komisionit për CEZ, Taulant Balla ka folur pas mbledhjes për debatin me Shkëlzen Berishën. Balla tha se sjellja e tij është prova më e qartë se ai dhe babai i tij nuk duan vetting, por duan gjyqtarë e prokurorë që jepnin vendime si i donin ata.

“Është mëse e qartë, kemi të bëjmë me një rast tipik të sjelljes së tij, të babait të tij dhe çadrës ngjitur që janë mësuar të mos dëshmojnë të mos sillen para gjykatës dhe nuk kanë qenë mësuar deri tani që të pranojnë ata që do t’i gjykojnë.
Është prova më e qartë që ky, babai i tij, Lulzim Basha dhe të tjerë si këta, duan që në këtë vend të mos bëhet procesi i vettingut, të mos skanohen gjyqtarët. Nuk duan që në Shqipëri të bëhet drejtësi e pavarur. Janë mësuar me gjyqtarë e prokurorë që jepnin vendime si i donin këta. Kjo histori ka marrë fund”, tha Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: