Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive “L’EQUIPE”, para ndeshjes Shqipëri–Francë. Në prag të ndeshjes Francë-Shqipëri, Ballisti ka publikuar në Facebook një intervistë për të përditshmen më të madhe sportive franceze “L’EQUIPE”.

Gjatë kësaj interviste Islamil Morina thekson se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, ndryshe ngase e kishte premtuar.

“Islamil Morina është në arrest shtëpie dhe ka qenë e vështirë intervista me të pasi gjatë gjithë kohës incizohej nga kamerat. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë“, shkruan ‘L’EQUIPE’.

Shumë media të mëdha ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen jo vetëm nga Kombëtarja shqiptare por edhe nga protagonistët që kanë lënë gjurmë në kualifikimin e kuqezinjve.

Sipas “L’Equipe” Ballisti është ‘lojtari’ i 12 i Shqipërisë i cili me dronin e tij ka ndikuar në kualifikimin historik të Shqipërisë.

Më pas intervista vijon me biografinë por nuk lihen pa përmendur kërcënimet me jetë nga ana e shtetasve serbë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: