Mario Balloteli shquhet gjithmonë për bëmat e tij si brenda dhe jashtë fushave. Këtë herë sulmuesi italian i Nice ka bërë ndërmjetësin e një sfide boksi. E me kë mund ta kishte tjetër përveçse me kampion e UFC, Conor McGregor. Balotelli ka postuar në “instagram” një foto të mikut të tij, kickboxer-it Giorgio Petrosyan së bashu me McGregor, që simbolizon një sfidë ndërmjet tyre.
Untitled
“Ju jeni një luftëtar i madh, por që të jesh kampion i kampionëve duhet të mundësh këtë kampion! Paçi fat dhe ju lutem mos jini të frikësuar. Ju djema besoj se mendoni si unë, që ky duel do të ishte përballja më e vërtetë”. Këto janë fjalët që shoqëruan postimin në Instagram të Balotelli, i cili mbetet të shihet nëse do ta materializojë idenë e tij.

Balloteli më në fund kishte filluar të luante futboll dhe të mos ishte më pjesë e episodeve që e kishin ndëshkuar të mos shfaqte talentin e tij. Vetëm në takimin e fundit ai për shkak të “prapësirave” të tij u ndëshkua me të kuq, duke rikthyer edhe nje herë atë të vjetrin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb