SPANJË- Një sasi rekord kokaine, prej më tepër se 9 tonësh është sekuestruar nga autoritetet spanjolle, sipas të cilave bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë, që ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte për destinacion portin Algecira.

Vlera në treg e kokainës besohet të jetë rreth 470 milionë euro, ndërsa paketimi i saj ishte bërë në një kontejner me banane.

Agjentët kanë arrestuar edhe 5 anëtarë të rrjetit ndërkombëtar që kishte për detyrë të priste lëndën narkotike në Evropë.

Ngarkesa i përkiste një organizate, pjesë e klanit të Gjirit, që ka kontakte të shumta në portin e Spanjës.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb