ATHINE– Policia greke ka publikuar emrat e katër shqiptarëve të arrestuar gjatë një operacioni më 22 janar, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge. Aksioni në fjalë u zhvillua në Athinë.

Burime zyrtare nga policia greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarët Rando Hodollari, lindur me 4 mars 1991, Spartak Zene, lindur me 14 Nentor 1987, Fatjon Habibaj, lindur me 11 Korrik 1985 dhe Devis Nikolli, lindur me 26 Shtator 1994.

Siç raportuan mediat greke më herët, shqiptarët dyshohet se kanë krijuar grupin kriminal prej fillimit të vitit 2017. Po ashtu u tha se kapoja i grupit është 27-vjeçari Rando Hodollari, ndërsa zëvendësi i tij dhe 31-vjeçari Spartak Zene.

Gjatë kontrollit në 7 banesa u sekuestruan 105 kg e 110 gram marijuanë, 12 mijë e 302 euro, 500 lekë, 4 peshore elektronike, 26 celularë, 3 makina, 3 motorë, 1 pistoletë dhe 1 thikë. Hodollari, i cilësuar si kreu i grupit, ka rezultuar i shpallur në kërkim në Greqi, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb