Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Të shtrirë pa ndjenja në rrugë pas zjarrit në banesë, flet e moshuara që i shpëtoi flakëve (Foto)

f4d27e44-b4c5-43bb-8da1-82c2f6900b14

NGA KLODJANA HAXHIAJ

DURRES
– Çifti i të moshuarve Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata pritet të dalin nga Spitali i Durrësit mëngjesin e së dielës.

Lajmi u bë i ditur nga stafi i Urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Po sipas mjekëve, nesër ata do të dërgohen në banesën e tyre, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.
46bc892b-cee2-4676-97bd-fdcde56c743a
“Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”, tha 72-vjeçarja.

Pranë tyre ndodhet mbesa, e cila ka qëndruar me ta që nga momenti kur u mësua ngjarja e rëndë.

Stafi i Urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit të bashkëshortëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është shoqëruar në banesë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar shumë shpejt.
887eacff-01b0-401c-aa04-208260b982d0
Në një video që publikoi “News24” pak orë më parë, shiheshin çifti i moshuar dhe zjarrfikësi që merrnin ndihmën e parë në rrugë, për shkak të gjendjes së rënduar si pasojë e tymit që kishin thithur.

Rreth orës 11:15 të ditës së shtunë, një apartament në lagjen nr.17 të Durrësit u përfshi nga flakët, të cilat vunë në rrezik jetën e Gëzim dhe Myryre Tafaruçit, dhe njërit prej zjarrfikësve që u erdhi në ndihmë.

(BalkanWeb)