TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së sot në Shkozë, për shembjen e 153 banesave.

Basha e ka cilësuar krim dhe barbari atë çka po ndodh në Shkozë. Ndër të tjera ai bënë thirrje që të ndalet aksioni për shembjen e tyre. Po ashtu, lideri i demokratëve iu kundërvu Ramës, duke shtuar se ky i fundit u premtoi legalizime dhe shpronesim para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Bashaa

MESAZHI I BASHËS
Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!
Duke denuar me ashpersi kete krim cnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: