Bangladeshi është shteti i radhës që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur. Lajmi është raportuar nga gazeta vendase Dhaka Tribune.

Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë çështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”.

Dhaka Tribune njofton se pak kohë më parë Ministria e Jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar Qeverisë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Deri më tani plot 114 vende e kanë njohur Republikën e Kosovës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: