Nga: Ilir Sinanaj

Banka Botërore ka publikuar raportin e përvitshëm të perspektivës ekonomike. Në lidhje me Shqipërinë, Banka Botërore ka vënë në pah si një dobësi të ekonomisë shqiptare deficitin tregtar si edhe nivelin e lartë të borxhit publik. Për sa i përket borxhit publik, në raportin e Bankës Botërore, nënvizohet se ai përbën një rrezik për Shqipërinë.

“Shqipëria Gjeorgjia, Kirgizstani dhe Turqia kanë një deficit tregtar (ku vlera e eksporteve e tejkalon vlerën e importeve), që shpesh financohen nga investime që mbartin risk. Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Polonia dhe Ukraina rrezikohen nga nivelet e larta të borxheve publike, që kanë”, thuhet në raportin “Global Economic Prospects 2017”, të bankës Botërore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: