Banka De Medici u afirmua shumë shpejt nëpërmjet hapjes së filialeve të saj në Venecia, Romë, Napoli, Milano, Londër, Barcelonë, Paris, Gjenevë, dhe në qytete të tjera të rëndësishme të Europës. Banca De Medici ia doli shpejt të krijoje raporte me Mbretërit dhe me aristokracinë e lartë europiane, klientet e saj ishin personazhe të rëndësishëm si princa, ministra, kardinale, arkipeshkve dhe tregtarë të mëdhenj.

Dinastia Medici e qeverisi Firencen për tre shekuj, dhe gjatë kësaj periudhe Firence arriti maksimumin e rëndësisë së saj si qytet, duke u shndërruar në një nga qytetet më të rëndësishme europiane për atë kohë.

Medici ishin dinastia më e rëndësishme ndërmjet dinastive fiorentine, pavarësisht faktit që origjina e kësaj familje është e veshur nga misteri. Mendohet që kjo dinasti e rëndësishme të ishte me prejardhje nga Mugello edhe pse mbi këtë version nuk ka qartësi absolute.

Ngjitja në skenën e Firences së kësaj dinastie filloi falë pasurisë ekonomike të anëtarëve të kësaj familjeje fiorentine, aktivitetet e tyre ishin tregtia, por mbi të gjitha ishte aktiviteti i tyre bankar i cili u zhvillua pikërisht në Firence deri në atë nivel për ta shndërruar Firencen në njërën nga qendrat ekonomike më të rëndësishme në Europë.
medici-1

Dinastia Medici nuk ishte ndër të parat familje fiorentine që praktikonin aktivitet bankar por kriza e madhe bankare në vitet 1300 në Firence solli një kolaps të njëkohshëm të disa instituteve financiare që zhvillonin aktivitet bankar, dhe ishte pikërisht pas këtij momenti që familja Medici u imponua në tregun bankar duke e shndërruar brenda një kohe të shkurtër Firencen në një nga qendrat më të rëndësishme financiare të rilindjes.

Familjet e para fiorentine që praktikuan aktivitet bankar ishin Bardi, Peruzzi dhe Acciuoli, dhe pas krizës bankare ishte familja Alberti që kryesonte në këtë drejtim, por pasuria e kësaj familjeje përfundoi me revoltën e Ciompi kur familja Alberti u largua nga qyteti Firences. Boshllëku që u krijua në këtë moment në sektorin bankar pas kësaj revolte u mbush nga familjet fiorentine Rucellai, Pazzi dhe familja Stronzi, dhe mbi të gjitha nga Medici, të cilët nga ky moment filluan një ngjitje të pakontestueshme në aktivitetin bankar dhe atë politik.

Banka e familjes Medici u afirmua me shpejtësi duke mundësuar hapjen e filialeve në Venecia, Romë, Napoli, Milano, Londër, Barcelonë, Paris, Gjenevë dhe në qytete të tjera të rëndësishme të Europës.

Banka e Familjes Medici në një kohe të shkurtër arriti të krijoje raporte me monarkitë dhe me aristokratet europiane , dhe klientët e saj ishin personazhe të fuqishëm dhe me influencë në të gjithe Europën si Princer, ministra, kardinalë, arqipeshkv dhe tregtarë të mëdhenj.

Familja Medici falë aktivitetit të tyre bankar përveç akumulimit të një pasurie të madhe, ia dolën të krijonin raporte të ngushta me personazhet më të fuqishëm dhe influente të kohës, një binom që i lejoi Familjes Medici që të kishte një pushtet absolut mbi qytetin e Firences. Familja Medici përveç se ishin bankierë të mëdhenj ishin dhe promotore të aftë për financimin e veprave me një vlerë dhe bukuri të madhe jo vetëm në Firence, por edhe në shumë qytete të tjera ku zhvillonin aktivitetin e tyre.

Por edhe aktiviteti bankar i familjes Medici pësoi një krizë ekonomike të rëndë për shkak të pamundësisë së pagesave të disa debitorëve të rëndësishëm ndërmjet të cilëve dhe Anglia. Pavarësisht kësaj familja Medici ia kishte dalë të lidhte raporte të ngushta me Vatikanin dhe disa pjesëtarë të familjes arrihet të bëhen edhe Pape, dhe ky raport i ngushtë me Vatikanin i lejoi Dinastisë së Medici të vazhdonte qeverisjen në Firenze deri në vitin 1737, kur për shkak të mungesës së trashëgimtarëve në Firenze u kthye familja Lorena.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: