Në vijim të performancës së shkëlqyer të vitit 2016, ku përveç rezultateve të mira, inaugurimit të katër degëve, shpalljes si Banka me normën më të ulët të kredive të këqija në vend, si dhe ngjitjes në vendin e 4–t për nga vlera e portofolit të kredisë, ditën e enjte dt 20 Prill 2017, Banka Societe Generale Albania inaguroi degën e saj më të re në qytetin e Durrësit. Tashmë Societe Generale Albania në këtë qytet është prezente me 2 degë.

Society general albania (2)

Të pranishëm në festën e inaugurimit të kësaj dege ishin personalitete, klientë të nderuar dhe miq të dashur, të ftuar të posaçëm që ndanë mendimet e tyre për investimin e Bankës Societe Generale Albania. Këtë ceremoni e nderuan gjithashtu me pjesëmarrjen e tyre Këshilltari i Parë i Ambasadës së Francës në Shqipëri, Znj. Isabelle LE Guellec, anëtarët e Bordit Drejtues të Societe Generale Albania si dhe shumë figura të njohura publike për kontributin e tyre në komunitetin ku operojnë.

Society general albania (4)

Z. Frederic Blanc, Drejtori i Përgjithshëm i Societe Generale Albania theksoi se: “Hapja e një dege të re është një ngjarje shumë e rëndësishme për Bankën Societe Generale Albania dhe përkthen dëshirën tonë për tu afruar më shumë me klientët tanë dhe për të përforcuar kënaqësinë e tyre. Kënaqësia e klientëve tanë, është ajo që na lejon të zhvillojmë një ofertë të plotë dhe konkurruese të produkteve dhe shërbimeve bankare, të aksesueshme në secilën prej 39 degëve duke mbuluar të gjithë territorin.

Society general albania (1)

Është për të gjitha këto arsye që ne angazhohemi për të vazhduar të japim më të mirën e vetes tonë për t’ju ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm. Krenaria jonë do të jetë ajo që ju e konsideroni Societe Generale Albania si bankën tuaj referente në Shqipëri.”. Ceremonia kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb