ANGLI-Sarvenaz Fouladi, 38 vjeç, banuese në një pallat vip të Kesington, kërkon një dëmshpërblim me 107 mijë stërlinash: ‘Isha e lodhur dhe kjo reflektohej dhe në punën time’.

‘Bëjini ata fëmijë të pushojnë ju lutem! Ose ulni volumin, të paktën natën!. Shtatë vjet protesta të padëgjuara mund të kushtojnë shumë shtrenjtë në Londër. 40 stërlina ( diçka më shumë se 45 euro) në ditë, për një shumë prej 107 mijë stërlinash (120 mijë euro) dëmshpërblim, sipas asaj që ka vendosur gjykatësi Nicolas Parfitt, i thirrur për të zgjidhur një mosmarrëveshje të pazakontë.

Netë pa gjumë
Tre fëmijë të vegjël ishin shkaktarët kryesorë të netëve pa gjumë të një bankiereje me origjinë iraniane, Sarvenaz Fouladi, 38 vjeç dhe nënës së saj Fereschant Salamat, e cila ishte pronare prej shumë vitesh e një apartamenti prej 3 milion euro në një pallat me tulla të kuqe të 1920, në lagjen Kensington, zona perëndimore e kryeqytetit anglez. Deri në 2010 gjithçka ishte Ok, por kur në katin e sipërm u transferuar Ahmed dhe Sarah El Kerrami me krijesat e tyre të zhurmshme, për Sarvenaz nisi ferri. E qara e të porsalindurve ka vazhduar me vite dhe me rritjen e tyre nisën zhurmat dhe vrapimet.
Mungon izolimi akustik

‘Fqinjët e mi e kanë rikonstruktuar apartamentin përpara se të hynin, por pa izoluar apartamentin dhe që nga ai moment unë e humba paqen’.
Bankierja i është drejtuar gjykatës, duke sjellë regjistrime natën dhe ditën, duke filluar nga zhurma e larjes së pjatave dhe ulërimat e fëmijëve, përfshirë edhe gërhitjen që vinte nga dhoma e gjumit e El Kerrani, e cila dëgjohej lehtësisht natën në dhomën e gjumit të Miss Fouladi.
Deri në 2010 isha një femër 30 vjeçare që kisha gjithçka në jetë, një karrierë të mirë, një shtëpi të bukur dhe një jetë shoqërore të mrekullueshme’. Prej shtatë vjetësh është sikur e gjithë familja të jetë transferuar në muret e shtëpisë së saj. Jeta e saj prej beqareje ka përfunduar: ’Nuk mund të pushoj në shtëpinë time në asnjë orë të ditës apo natës’.
Avokati i palës tjetër ka thënë që zhurmat që vijnë janë thjesht produkt i një jetë familjare normale dhe ai thotë që si bankierja dhe nëna e tij janë mendërisht të sëmura si dhe shumë të ndjeshme.
Shumë inspektorë janë ftuar nga gjykatat për të verifikuar nivelin e zhurmave të denoncuara nga fqinja dhe nëse vërtetë familja e El Kerrami e kishte shndërruar shtëpinë në një ‘park lojërash’ për fëmijët e tyre, siç shkruhej në denoncimin e Fouladi.
Cështja ka zgjatur prej muajsh të tërë përballë Central London Country Court, gjykata kompetente për atë zonë të qytetit.
Gjykatësi Parfitt është përpjekur në këtë mënyrë të zgjidhë një herë e mirë një precedent alarmant për miliona prindër. Ai pasi ka mbledhur të gjitha provat dhe ka dëgjuar regjistrimet, duke u mbështetur edhe në mosveprimet e familjes Kerrami, së cilës sigurisht do ti kishte kushtuar më pas nëse e izolonte shtëpinë me tapete për të bllokuar zhurmat, vendosi një dëmshpërblim prej 100 mijë stërlinash dhe 40 të tjera për çdo ditë vonese në izolimin e shtëpisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb