MAQEDONI- Qindra banorë të larguar nga ‘Lagjia e Trimave’ si pasojë e luftimeve në Kumanovë janë kthyer të dielën në mbrëmje në shtëpitë tyre.

Disa nga banorët shprehen të revoltuar dhe dëshpëruar për situatën dhe gjendjen e mjerueshme që kanë gjetur.

Shtëpi e dyqane të shkatërruara dhe të djegura, rrugët të mbushura me gëzhoja plumbash, erë baruti dhe mbeturinash, janë disa nga pasojat e asaj që ka ndodhur në Kumanovë dy ditët e fundit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: