LEZHE– Për rreth dy orë banorët të zonës së Torovicës kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Lezhës. Ata kanë akuzuar bashkinë se i ka lënë në harresë duke mos kryer investime. Banorët kërkojnë rikonstruksionin e 16 km rrugë, bonifikimin e tokave bujqësore, dëmshpërblimin nga përmbytjet dhe rehabilitimin e rrjetit të energjisë elektrike.

Nëse kërkesat e tyre nuk erren parasysh, banorët deklarojnë se do të bllokojnë rrugën nacionale Lezhë-Shkodër.

Po kështu, të harruar edhe nga politika, banorët e Torovicës paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.

Rikonstruksioni i rrugës së Torovicës është kërkuar vazhdimisht nga banorët e kësaj zone, por ky investim nuk është kryer kurrë. Bashkia e Lezhës nga ana tjetër deklaron se ka paraqitur pranë Qeverisë një projekt, por ende nuk i është dhënë drita jeshile për nisjen e implementimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb