SHBA – Nuk ka kaluar as një vit nga lindja e vajzës së saj, Liv dhe Bar Rafaeli ka shpërndarë lajmin e një tjetër shtatzënie. “Diçka po gatuhet”- shkruan modelja braziliane në rrjetin social, Instagram.

Bukuroshja në muajin gusht solli në jetë Liv dhe me sa duket është gjendur shumë mirë në rolin e nënës, derisa vendosi për një tjetër fëmijë brenda një periudhe kaq të shkurtër.

Modelja, e cila shfaqet në superformë pas lindjes së parë është mjaft e lumtur për shtatzëninë e dytë, gjë që e tregon dhe me fotot postuar e postuar në Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb