Tre vitet e fundit të Bar kanë qenë shumë intensive. Në 2015 martesa me Adi Ezra, të cilin e njohu tre vite më parë dhe me të cilin është tmerrësisht e dashuruar, raporton tgcom.

Në verën e 2016 modelja sjell në jetë fëmijën e saj të parë dhe tani vetëm një vit nga lindja e djalit ajo tregon sërish barkun shtatzënë.

Modelja izraelite do të jetë nënë për herë të dytë dhe Bar Refaeli tregon me krenari shtatzëninë e saj në tapetin e kuq Conde Nast Traveler Awards…në Madrid.

Me një fustan të zi mëndafshi, bukuroshja duket e mrekullueshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb