Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

“Barazi dhe dinjitet”, gratë marshim proteste në kryeqytet për “8 Mars” (Foto+Video)

TIRANE– Ndryshe nga një pjesë që kanë zgjedhur të festojnë nëpër lokale, dhjetëra gra kanë zhvilluar një marshim protestë simbolike në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Dhjetëra gra nga organizata të ndryshme në vend, protestuan sot para Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke apeluar institucionet për më shumë solidaritet ndaj tyre.

“Barazi dhe dinjitet”, “Respektim rigoroz i urdhrave të mbrojtjes”, “Parandalim i martesave të hershme”, ishin disa nga mesazhet që u përcollën, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )