Barcelona triumfoi falë një goli të vonshëm të Paulinho-s dje kundër Getafes, por në përfundim të ndeshjes festa nuk ishte e plotë. Kjo pasi futbollisti që u ble për 145 mln euro, Ousame Dembele, la fushën në minutën e 29-të i dëmtuar.

Që në momentin e parë u pa se nuk ishte një dëmtim çfarëdo dhe sot ka ardhur ajo që tifozët katalanas i druheshin më shumë. Klubi i Barcelonës ka njoftuar se 20-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në kofshën e majtë.

Francezi do të operohet javën e ardhshme në Finlandë dhe do të mungojë deri në katër muaj. Ai pritet të rikthehet në aksion më 14 janar 2018.

Dembele do të humbasë ndeshjet në “Camp Nou” kundër Eibar, Las Palmas, Malaga, Sevilla, Celta, Deportivo dhe Levante si dhe ato në transfertë kundër Girona, Atletico Madrid, Athletic Bilbao, Leganes, Valencia, Villarreal, Real Madrid dhe Real Sociedad.

Ndërkohë që në “Chmapion League” Dembele nuk do të jetë i disponueshëm në asnjë prej 5 ndeshjeve te mbetura në fazën e grupeve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: