Barcelona i ka dhënë një leksion Juventusit në sfidën e parë të Grupit D të Ligës së Kampionëve. Katalanasit të cilët i pritën miqtë me banderola për pavarësinë e Katalonjës fituan me rezultatin e thellë 3-0 kundër “bardhezinjve”.
1505242228823
Finalistët e sezonit të kaluar u munduan t’i bënin ballë furisë ‘blaugrane’ por në fundin e pjesës së parë ishte Lionel Messi që shënoi duke dërguar Barcelonën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Edhe në pjesën e dytë ishte e njëta ‘muzikë’. Rakitiç në të 56-ën do të realizonte golin e dytë, ndërsa Messi në të 69-ën minutë do të vuloste dopietën dhe rezultatin përfundimtar të takimit, 3-0. Kujtojmë qe më të njëtin rezultat në dy takime Juventusi eliminoi Barcelonën sezonin e kaluar në fazën çerekfinale.

Ivan Rakitic Goal – Barcelona vs Juventus 2-0… by goalz1
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Olympiakos u mposht me rezultatin 2-3 nga Sportingu i Lisbonës. Pas takimeve të para Barcelona dhe Sporting mbajnë vendin e parë, ndërsa Juve e Olympikos duhet të presin sfidat e radhës për të marrë pikën e parë në këtë kompeticion.

—————+ by livefutbolll
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb