Juventusi mposhti Barcelonën ditën e djeshme duke e eliminuar nga Champions League. Edhe pse nuk arriti të tregojë veten në ndeshjen me Juventusin, në fund Lionel Messi është bërë protagonisti kryesor në fushë për shkak të fanelës së tij.

Kjo pasi Chiellini dhe Bonucci patën një ‘zënkë’ miqësore se kush duhet të marrë fanellën e tij. Në fund atë privilegj e kishte Bonucci, ndërsa Chiellini mori fanellën e Luis Suarez-it.

“Pata një debat me Chiellini-n se kush do e merrte fanellën e Messi-t dhe në fund isha unë ai që ia mora. Jam shumë i lumtur që mora fanellën e lojtarit më të mirë në botë, por më i lumtur do jetë djali im i vogël,” tha Bonnuci.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb