SPANJE – Sezoni i ri sportiv ka nisur furishëm për Leo Messin. Me golin e djeshëm kundër Olympiacs numri i golave të futbollistit të Barcelonës arriti në 15, nga ku 11 në La Liga. Por dje ka ndodhur diçka çuditshme në fushë me yllin argjentinas.

C_29_articolo_1178221_lstParagrafi_paragrafo_1_upiImgParOriz
Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos Leo Messi u pa duke futur diçka në gojë pas një faulli që iu shkaktua në mesfushë, por pamjet televizive nuk ishin mjaft të qarta.

1508406962messi

Në fillim u tha se ishte një tabletë glukoze, por argjentinasi nuk u pa duke u përtypur. Çfarëdo që të ketë qenë, Messi e nxori nga çorapet e tij dhe e futi në gojë në minutën e 10 të ndeshjes.

Pas takimit me grekët, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde u pyet mbi këtë temë dhe u përgjigj kështu: “Futi në gojë tabletë glukoze? Nuk e di fare. Por, nëse ka pirë tabletë dhe shënoi, të pijë një tjetër”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb